Nëpërmjet këtij konkursi tre (3) gazetarë investigativë do të përzgjidhen për të prodhuar artikuj investigativë në fushën e industrisisë dhe institucioneve financiare, në bashkëpunim me shoqërinë civile. Fituesit do të përzgjidhen nga një juri e pavarur e përbërë nga gazetarë me eksperiencë dhe ekspertë në fushën e financave. Këto grante investigative do të mbështeten nga National Endowment for Democracy.
Aplikantët e përzgjedhur, të cilët do marrin një bursë prej 1,200 USD (minus taksën të ardhurave personale), do kenë në dispozicion një periudhë tre mujore për të përfunduar investigimin e tyre dhe përgatitjen e artikullit për publikim.
Kandidatët fitues pritet që të angazhohen dhe të përmbushin të gjitha detyrimet në lidhje me investigimin, siç janë: takimet e shpeshta me redaktorin, publikimin e tekstit në faqen e BIRN Albania www.Reporter.al, si dhe respektimin e standardeve të gazetarisë investigative dhe etikës profesionale.
Kandidatët duhet të formulojnë një propozim të detajuar për konkursin. Propozimet duhet të kenë për qëllim ekspozimin e rasteve konkrete të korrupsionit, pandëshkueshmërisë dhe mungesës së zbatimit të ligjit në sektorin financiar.
Prioritet në përzgjedhje do i kushtohet propozimeve të cilat përfshijnë një nga temat e mëposhtme, të sygjeruara si prioritare gjatë një tryeze të rrumbullakët midis gazetarëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile të organizuar nga BIRN Albania:
- Raste korrupsioni ose mashtrimi në sistemin bankar;
- Transparenca e fondeve të investimeve;
- Rreziqet e lidhura me kompanitë e investimeve online;
- Mbikëqyrja dhe transparenca e sektorit financiar nga institucionet shtetërore;
- Abuzime me klientët në sistemin bankar dhe shoqëritë e kursim kreditit;
- Abuzime me kreditë nga bankat, kompanitë apo individët;
- Korrupsion nga punonjësit e sistemit bankar apo ata të institucioneve mbikëqyrëse
Aplikantët mund të dërgojnë më shumë se një aplikim, por vetëm një propozim për kandidat do të përzgjidhet.
Të drejtën për të aplikuar e kanë të gjithë gazetarët në Shqipëri, të punësuar pranë mediave të tjera apo në profesion të lirë.
Kandidatëve u kërkohet të dërgojnë propozimet e tyre në formularin e aplikimeve (Kliko këtu për formularin), një CV dhe tre shembuj të punës së tyre me email në:
Afati i Aplikimit: 28 Shkurt, 2017
Kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen deri më datë: 5 Mars, 2017