Thirrje për artikuj investigativë në fushën e administratës publike

Posted on

Thirrja organizohet nga Rrjeti Ballkanik për Gazetarinë Investigative në Shqipëri (BIRN Albania), me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, OSFA.

Nëpërmjet këtij konkursi tre (3) gazetarë investigativë do të përzgjidhen për të prodhuar artikuj investigativë lidhur me sektorin e administratës publike, në bashkëpunim me shoqërinë civile. Fituesit do të përzgjidhen nga një juri e pavarur e përbërë nga gazetarë me eksperiencë dhe ekspertë në këtë fushë.

Aplikantët e përzgjedhur, të cilët do marrin një bursë prej 1,200 USD (minus taksën të ardhurave personale), do kenë në dispozicion një periudhë dy mujore për të përfunduar investigimin e tyre dhe përgatitjen e artikullit për publikim.

Kandidatët fitues pritet që të angazhohen dhe të përmbushin të gjitha detyrimet në lidhje me investigimin, siç janë: takimet e shpeshta (javore) me redaktorin, publikimin e tekstit në faqen e BIRN Albania www.reporter.al dhe gjithashtu në www.balkanInsight.com, si dhe respektimin e standardeve të gazetarisë investigative dhe etikës profesionale.

Prioritet në përzgjedhje do i kushtohet propozimeve të cilat përfshijnë një nga temat e mëposhtme, të sygjeruara si prioritare gjatë një tryeze të rrumbullakët midis gazetarëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile që mbulojnë sektorin e administratës publike të organizuar nga BIRN Albania:

  1. Politizimi i administratës publike

–        Procesi i rekrutimit në administratën publike/ si vendosen kriteret e përzgjedhjes, si zbatohen ato, si realizohen konkurset.

–        Punësimi i militantëve në poste të larta drejtuese të institucioneve kryesore publike me ose pa konkurs.

–        Pushimi i punonjësve të administratës publike nga puna/ kostoja financiare që shoqëron këtë proces/ mungesa e marrjes së përgjegjësive nga drejtorët e institucioneve që kryejnë këto pushime nga puna.

–        Ndryshimet e shpeshta të stafit të administratës publike të lidhura me zgjedhjet pralamentare ose/dhe lokale, jo në përputhje me ligjin e nëpunësit civil.

  1. Eficenca e administratës publike në mënyrën e funksionimit dhe të koordinimit mes institucioneve publike të pavarura.

–        Sa dhe si zbatohen funksionet e enteve rregullatore dhe organeve të tjera përgjegjëse për mbikëqyrjen dhe monitorimin e institucioneve publike.

  1. Transparenca e institucioneve publike në lidhje me informacionin e detyrueshëm publik dhe zbatueshmërinë e ligjeve në përgjithësi.

–        Ligji për të drejtën e informimit / funksionet e koordinatorit të informimit/ publikimi i organogramës së institucionit/ publikimi i akteve ligjore nga institucionet ligjbërëse pëpara miratimit të tyre.  

–        Njohja, trajtimi dhe keqpërdorimi i argumentimit ligjor të konfliktit të interesit privat me detyrat publike në favor të funksionarit në konflikt interesi.

–        Aplikantët mund të dërgojnë më shumë se një aplikim, por vetëm një propozim për kandidat do të përzgjidhet.

Të drejtën për të aplikuar e kanë të gjithë gazetarët në Shqipëri, të punësuar apo në profesion të lirë.

Kandidatëve u kërkohet të dërgojnë propozimet e tyre në formularin e aplikimeve (Kliko këtu për formularin), një CV dhe tre shembuj të punës së tyre me email në: [email protected]

Afati i Aplikimit: 20 Nëntor, 2015

Kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen deri më datë: 25 Nëntor, 2015