Nëpërmjet këtij konkursi tre (3) gazetarë investigativë do të përzgjidhen për të prodhuar artikuj investigativë në fushën e sistemit të drejtësisë. Fituesit do të përzgjidhen nga një juri e pavarur e përbërë nga gazetarë me eksperiencë dhe ekspertë në fushën e drejtësisë.
Aplikantët e përzgjedhur, të cilët do marrin një bursë prej 1,200 USD (minus taksën të ardhurave personale), do kenë në dispozicion një periudhë tre mujore për të përfunduar investigimin e tyre dhe përgatitjen e artikullit për publikim.
Kandidatët fitues pritet që të angazhohen dhe të përmbushin të gjitha detyrimet në lidhje me investigimin, siç janë: takimet e shpeshta me redaktorin, publikimin e tekstit në faqen e BIRN Albania www.Reporter.al dhe gjithashtu në www.BalkanInsight.com, si dhe respektimin e standardeve të gazetarisë investigative dhe etikës profesionale.
Kandidatët duhet të formulojnë një propozim të detajuar për konkursin. Propozimet duhet të kenë për qëllim ekspozimin e rasteve konkrete të pandëshkueshmërisë dhe korrupsionit në sistemin e drejtësisë.
Prioritet në përzgjedhje do i kushtohet propozimeve të cilat përfshijnë një nga temat e mëposhtme, të sygjeruara si prioritare:
– Raste të pasurimit të pajustifikuar ose fshehje të pasurisë nga ana e gjyqtarëve ose prokurorëve;
– Raste korrupsioni dhe konflikti të interesit në organet hetimore ose gjyqësor;
– Rastet e mosfillimit, apo të pushimit të procedimit penal nga prokurorët, në rastet kur kallëzimi është bërë nga institucionet publike (ILDKPKI, KLD, KLSH);
– Risitë e hetimit pasuror të gjyqtarëve dhe prokurorëve sipas legjislacionit të ri të reformës në drejtësi dhe sfidat e procesit të vetingut;
– Rastet e vonesës se paarsyeshme të shqyrtimit te çështjeve te rëndësishme nga gjykatat;
– Promovimi i gjyqtarëve ose rastet e karrierës se anëtareve te KLD-se, gjatë kohës që ata janë në këtë detyrë;
– Shkaqet e ndryshimit të rezultateve të ndryshme nga inspektimet e njëkohshme të Inspektoratit te KLD-se dhe Inspektoratet e Ministrisë së Drejtësisë, dhe problemet e shkaktuara nga këto mospërputhje të inspektimeve të dyfishta;
– Si përfshihen në garë kandidatët për Gjykatën e Larte, apo Gjykatën Kushtetuese, etj.
– Arsyet e mosfllimit të procedimeve të pushuara për shkak të imunitetit parlamentar, tashmë që ky imunitet është shfuqizuar me ndryshimet kushtetuese të vitit 2012.
Aplikantët mund të dërgojnë më shumë se një aplikim, por vetëm një propozim për kandidat do të përzgjidhet.
Të drejtën për të aplikuar e kanë të gjithë gazetarët në Shqipëri, të punësuar pranë mediave të tjera apo në profesion të lirë.
Kandidatëve u kërkohet të dërgojnë propozimet e tyre në formularin e aplikimeve (Kliko këtu për formularin), një CV dhe tre shembuj të punës së tyre me email në: [email protected].
Afati i Aplikimit: 25 Nëntor, 2016
Kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen deri më datë: 5 Dhjetor, 2016